hebrenjte
Gjuha si simbol i identitetit të Hebrenjve të Sefaradit
Glorifikimi i të ashtuquajturit "Shpëtimi i Hebrenjve" në Shqipëri
Sondazhi/1 në 10 amerikanë nën 40 vjeç mendojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin
Një sondazh i organizuar nga Claims Conference që koordinon pagesat e reparacioneve për të mbijetuarit e Holokaustit, ka nxjerrë në pah një boshllëk të madh në njohuritë e brezit të ri në SHBA mbi këtë ngjarje të paprecedentë të modernitetit. 1 një 10 amerikanë të rritur nën moshën 40 vjeç mendojnë se ishin hebrenjtë ata që shkaktuan Holokaustin, duke regjistruar kështu një përqindje të madhe jo të padijenisë absolute, por të keqinformimit mbi një ngjarje historike.
Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë
Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.
"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".