Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë

Postuar në 29 Tetor, 2019 19:21

Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.

"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta  me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim.  Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".

Duke folur për ndërvarësinë mes BE-së dhe botës arabe, Rama vuri në dukje se sulmet ndaj Aramco  treguan këtë varësi dhe shtoi se 60% e energjisë së Evropës vjen nga vendet arabe. "Ne kemi shumë për të mësuar nga bota arabe. Kultura është një fushë tjetër bashkëpunimi "-  tha Rama.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk e citoi se sa hebrenj ishin?!
Nje duzine more pallosh. Megjithate, populli thote, kurre mos e permend kur ben nje gje te mire sepse ia humbet vleren. Por ja qe jemi shqyer Duke trumbetuar "shpetimin cifut" kur vete si popull nuk shpetuam familjaret, kushurinjte apo krushqit nga rreziku komunist, por shume here i vrame me duart tona, nuk ua hapem deren, i spiunuam dhe i tradhetuam.
Ke harruar te thuash o pallosh se e ke bere Shqiperine kamp trajnimi per grupe militaresh muxhahedinesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.