shpetimi
Video/Ku është fëmija im?
Open Arms ka sjellë pamje video nga shpëtimi në Mesdhe i një gomoneje me refugjatë nga Afrika në datën 11 nëntor. Nga 100 udhëtarët 6 kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmija 6 muajsh i gruas që shihet të qajë në video. Edhe dje mediat raportojnë se nga Libia u nis një tjetër mjet u mbyt në afërsi të Libisë me 74 persona në bord, duke ekspozuar kështu se në kufijtë e Europës vijon të konsumohet po ajo tragjedi që kemi dekada që e shohim dhe që në disa kohë kemi qenë edhe vetë protagonistë.
Glorifikimi i të ashtuquajturit "Shpëtimi i Hebrenjve" në Shqipëri
Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë
Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.
"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".