hapja e negociatave
Grupi armiqësor i integrimit (Video)
Kryeministri ynë po vërteteton se nuk e njeh përgjegjësinë. E nisi kur ishte në opozitë me slloganin “Fajin e ka Saliu”, teori disi e besueshme për vetë situatën ku ndodhej vendi. Por më vonë sikur po rezulton se faji nuk ishte vetëm i Saliut. Sipas rastit kryeministri ka identifikuar deri më tani 4 armiq të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian meqënese nuk arriti do të përmbushë objektivin për hapjen e negociatave, kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule, Gjykatën Kushtetuese, Partinë Demokratike dhe deputetet e grupit parlamentar gjerman CDU-CSU.
Variante të ndryshme nga BE për hapjen e negociatave. Hollanda e Greqia kërkojnë që vendimi të merret pas zgjedhjeve të qershorit
“Hapja e negociatave varet nga zbatimi i Vetting-ut” ka qënë kjo deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në Komsiosion Europian, Christian Danielsson. Gjatë një konference me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha ai tha se Shqipëria duhet të bëjë hapa konkretë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pa supriza progres-raporti, rekomandim me kushte për hapjen e negociatave. Korrupsioni, problem serioz
Komisioni Europian do t'i bëjë Këshillit të Ministrave të BE-së në mbledhjen e muajit dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, nëse Shqipëria do të bëjë progres me reformën në drejtësi dhe veçanërisht me zbatimin e ligjit të Vettingut për pastrimim e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Përmbledhja e progres raportit për Shqipërinë u lexua snë Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Dy fytyrat
Kryeministri reagoi shkurt për miratimin nga Parlamenti Europian të rekomandimt për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e vendosur veten dhe partinë që drejton në podiumin e përparimtarëve, ndërsa opozitën në frontin bllokues të integrimit të vendit.
“Faleminderit Parlamentit Europian?Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”-shkruan kryeministri në facebook.
PE jep rekomandimin për hapjen e negociatave, një listë me kushte dhe pa datë konkrete
Komitetiti i Stabilizim-asocimit BE-Shqipëri i ka hapur dritën jeshile rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një listë kushtesh dhe pa një datë konkrete. Deputetët shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës siç është bërë zakon nuk ranë dakord për deklaratën përfundimtare , por opozita arriti që të heqë nga teksti caktimin e një date për hapjen e negociatave.