Variante të ndryshme nga BE për hapjen e negociatave. Hollanda e Greqia kërkojnë që vendimi të merret pas zgjedhjeve të qershorit
“Hapja e negociatave varet nga zbatimi i Vetting-ut” ka qënë kjo deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në Komsiosion Europian, Christian Danielsson. Gjatë një konference me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha ai tha se Shqipëria duhet të bëjë hapa konkretë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotëse zbatimi I Ligjit të Vettingut nuk është i vetmi kusht që Bashkimi Evropian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. I pyetur lidhur me qëndrimin nëse Brukseli mund ta shtyjë vendimin pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, diplomati grek foli për disa kushte,
“Qëndrimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të 5 prioritetet kyçe dhe jo vetëm atë që ka të bëjë me gjyqësorin në mënyrë që hapen negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian”-theksoi Kotzias. Ky qëndrim i Greqisë vjen pas tensioneve të shtuara mes Tiranës e Athinës për çështje të mbetura pezull dhe në një kohë që Athina nuk përjashton mundësinë e një vetoje për hapjen enegociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Add new comment