gruaja shqiptare
Në “zbatim” të “porosisë” së Majkos për të shkruar historinë, Ruçi: “Gratë e kanë shpëtuar këtë vend nga lufta civile”
Gramoz Ruçi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe deputet i vjetër i saj ka folur sot për rolin e gruas në politikën shqiptare. Gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e kartave të anëtarësisë, Ruçi ka vlerësuar se gruaja shqiptare ka patur një rol madhor në shmangien e konflikteve civile në Shqipëri. Me këtë rast ai ka ndarë edhe një përvojë personale: “Para 25 viteve, në ’91-shin unë isha Ministër i Brendshëm për 3 muaj, situata ishte kritike. Atëherë erdhi një partner nga Gjermania dhe më tha: “Si do ta përballosh?”Unë i flisja për masat policeske.