grenell
Pakti i Mynihut është nul
I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, shpalli sot arritjen e disa marrëveshjeve të reja mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij këto u bënë të mundura falë direktivave të presidentit. Mirëpo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpallur se këto marrëveshje janë nul. Arsyeja është fare e qartë: ato nuk kanë firmën e qeverisë legjitime të Kosovës. Shkruan Kurti:
I duhet një letër për Trumpin. Tirana nuk ka asgjë në dorë
Albin Kurti ka provuar sot në cilësinë e kryeministrit të Kosovës të paktën një problem themelor të politikës së jashtme të Shqipërisë: Tirana zyrtare nuk ka mirëkuptim me Prishtinën për bashkëpunimin rajonal. Deviza “Zero probleme me fqinjët” merr kështu një goditje jo të vogël duke u shndërruar në “Problem serioz me Shqiptarët”.
Grenell: Të hiqen menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe
Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë do të përballet shumë shpejt me provën e parë. Mediat raportojnë se i Dërguari Special i presidentit Trump, për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të heqë menjëherë tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Ne presim që tarifat të hiqen menjëherë. SHBA ka bërë të qartë për liderët kosovarë se heqja e tarifave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, sikundër edhe për dëshirën e saj për të tërhequr mundësi të reja pune
SHBA drejt tërheqjes nga roli i negociatorit për dialogun Prishtinë-Beograd
Emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksander Vucic, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të tërhiqen nga ndërmjetësimi I dialogut nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në një tryezë dhe të lëvizin drejt një marrëveshje.
A dështoi revolucioni rajonal i paqes me shkëmbim territoresh?
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka shfaqur nervozizëm pas takimit të tij me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç ka deklaruar se kur vjen puna për Kosovën atij nuk i është ofruar asgjë në këto shtatë vjet dhe se pas takimit të fundit I duhet kohë të mendojë se çfarë duhet të bëjë.
Askush nuk po na ofron asgjë, askush nuk po na ofron ndarjen. Nuk do të na japin asgjë…Kam nevojë të mendoj rreth atyre që më tha Grenell dhe të vendos për hapat e radhës
Rrëmuja e Trump në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë t’i përmbahen idesë se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës kalon nga shkëmbimi i territoreve. E lidhur kryesisht me ish-këshilltarin e Sigurisë, John Bolton, ideja në fjalë u kundërshtua nga Gjermania, ndonëse u pranua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe u mbështet nga qeveria e Edi Ramës.
Trump nxjerr jashtë loje Mathew Palmer. Grenell caktohet i dërguar special për dialogun Serbi-Kosovë
Donald Trump i ka lënë sërish të gjithë me gisht në gojë. Pak javë më parë në Tiranë apo gjetkë në Ballkan u “festua” caktimi i Mathew Palmer si zyrtari kryesor në Departamentin e Shtetit për Ballkanin, por sot ka njerëz që pyesin se çfarë do të bëjë Palmer ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë.