grafitet

Thirrje antiturke në Prishtinë

Postuar në 01 Gusht, 2017 10:08

Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit,  Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.

Subscribe to RSS - grafitet