gopcare
Lopçarë & gopçarë
Me siguri që lexueset e lexuesit e mi të shumëllojshëm (disa syresh më vlerësojnë, të tjerë jo edhe aq, të tjerë ende fare pak ose aspak, kjo është e drejta e tyre e pamohueshme) e dinë që të jesh lopçar, është një zanat si plot të tjerë në fushën e blegtorisë: lopçari, pra, siç na sqaron “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), është thjesht një bari lopësh, por që, kur punon me ndërgjegje, meriton gjithë respektin tonë jo vetëm sa herë pimë qumësht, hirrë apo dhallë, sa herë hamë djathë, gjizë apo gjalpë, por edhe kur kujtohemi që puna e tij nuk është aq e lehtë sa mund të duket në vësht