gledis nano

Korrespondenca e Gledis Nano/Dosja "Ymeri", spiunazh apo dedektiv privat?

Postuar në 19 Shtator, 2022 16:52

Ndër materialet që dalin në sipërfaqe nga publikimi i korrespondencës së ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, është edhe një material për ndjekjen e Frederik Ymerit, ish-zyrtar i Shërbimit Informatik Shtetëror, që pak muaj më parë u përfol në media të ndryshme si person i përfshirë në aktivitet spiunazhi. Nga materiali shihet se Ymeri me dy subjekte të tjera ka qenë në përgjim telefonik, prej nga ku dalin biseda me karakter informativ por që nuk implikojnë asgjë për ndonjë përfshirje në aktivitet spiunazhi siç u servir në media.

Në Policinë e Shtetit, fajin e ka Gledis Nano, shefi. Tek inceneratorët? Presim hetimet

Postuar në 08 Shtator, 2022 02:48

https://fb.watch/foYWa1w2xf/

Minuta 32:00: Kryeministri Edi Rama thotë gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit se mbjellja e kanabisit mundësohet pse një shef komisariati e lejon, OSE shefi i tij e mbron që ta bëjë këtë punë. E njëjta për krimin ekonomik. Pra sipas z. Rama ka një skemë me përgjegjësi të disafishtë, jo thjesht personale. Atëherë meqë përgjegjësia shkon zinxhir: ministri ka përgjegjësi? 

Lajm pa burime që mund të ndodhë: Neritan Nallbati zëvendëson Gedis Nano

Postuar në 30 Gusht, 2022 18:37

Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Atë ia ka refuzuar ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Gledis Nano nuk e ka dhënë dorëheqjen. Atë ia ka kërkuar ministri Çuçi në prani të një oficeri me mbiemrin Rrumbullaku, por që Nano e ka refuzuar. Çuçi citohet të jetë shprehur madje se dorëheqjen ia ka kërkuar për shkak të ngjarjeve të fundit për të mos i krijuar kosto qeverisë “Rama”.

Sot raportohet se Gledis Nano do të hiqet. Po, ai do të hiqet për shkak të atyre që kanë ndodhur.

Kazani çon në pezullim policen e Elbasanit

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:05

Anisa Kostani është pezulluar nga puna dhe është nën hetim disiplinor. Zonja apo zonjusha është nënkomisare dhe sipas njoftimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit arsyet janë fisnike: Kostani fyeu gazetarët.

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Subscribe to RSS - gledis nano