Kazani çon në pezullim policen e Elbasanit

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:05

Anisa Kostani është pezulluar nga puna dhe është nën hetim disiplinor. Zonja apo zonjusha është nënkomisare dhe sipas njoftimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit arsyet janë fisnike: Kostani fyeu gazetarët.

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit…Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën

thuhet në njoftim.

Mirë Kostani iku dhe do rikthehet se kështu shkojnë këto punë, por si t’Ia bëjmë ne me standardin e dyfishtë në këtë drejtim. Kostani na paska fyer dhe ikën e përfundon pa punë. Kryeministri i quan mediat kazan, e vazhdon në detyrë. Pra eprori pëllet e sokëllin si denonciator, vartësja fluturon nga puna. E çuditshme megjithatë që Endri Fuga nuk ka vepruar për të përqendruar kontrollin e profileve të rrjeteve sociale të nëpunësve dhe atyre që paguhen nga buxheti, për të mos lejuar faulla të tillë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk noel pa pune kjo, ndoshta pergjat pezullimit pleherat qe punojne per kazanin e fusin tek emisioni "perthithen".

Submitted by emri (not verified) on

ke te drejte
keto i bejne te gjitha : dhe shtrengojne cicat per show, dhe bejne sfilata policie, dhe lexojne nderkohe qe nje dore e kane tek gota e whuskey e me tjetren mbajne ndonje liber ... limonate vere. E gjitha kjo duke shtrenguar gjarprin piton ne mes te kembeve ...
eh lum si ne qe ja aritem kesaj dite e te perplasemi me shtetin nepermjet ketij avatari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.