anisa kostani
Kazani çon në pezullim policen e Elbasanit
Anisa Kostani është pezulluar nga puna dhe është nën hetim disiplinor. Zonja apo zonjusha është nënkomisare dhe sipas njoftimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit arsyet janë fisnike: Kostani fyeu gazetarët.
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.