gjykata e apelit administrativ
Një mungesë afati në afatin e arsyeshëm
Pas shumë vendimesh të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ngarkesës së buxhetit të shtetit me dëmshpërblime, edhe me disa herë në vit, Kuvendi më në fund prezantoi në ligj një mjet ligjor procedural në disponibilitetin e palëve që gjykohen në gjykatat civile, penale dhe administrative në Shqipëri. Me ligjin nr. 38/2017 u prezantua në Kodin e Procedurës Civile (në vijim KPC) një gjykim i posaçëm për të mbrojtur palët nga zgjatja e proceseve me afate të paarsyeshme.
Ndryshimet kanë hyrë në fuqi më datë 05.11.2017. Neni 399/2 i KPC ka parashikuar ndër të tjera se: