Gjika

Këta mund të kapërdijnë çdo gjë (Video)

Postuar në 13 Maj, 2017 18:13

Zgjedhja e Ilir Metës president tregoi se socialistët si rracë politike mund të kapërdijnë çdo gjë. Janë të aftë të marrin formën e enës së kryetarit të radhës për të mbajtur statusin e socialistit dhe karrigen e privilegjeve që vijnë nga pas.

Nëse ka një princip që i karakterizon është konformizmi për për të mbetur gjallë në këtë aspiratë interesash që ushqen militimi në këtë parti. Edhe shfaqja e Shpëtim Gjikës në krah të Edi Ramës në mitingun e kësaj partie në Selenicë provon sërish këtë tipologji që del nga një shkollë politike që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Zullumet e Kokëdhimës dhe soji i socialistit

Postuar në 20 Shtator, 2016 14:05

Para ca ditësh bëri bujë një ngjarje në takimin e Koço Kokëdhimës në PS-në e Vlorës. Një drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist, diçka që thuhet se ekziston me të vërtetë, Klajdi Myzaferaj, kundërshtoi prezencën e Kokëdhimës dhe në mënyrë demonstrative u largua.

Edhe deputeti i qarkut Fatmir Toçi doli e dha një intervistë ku ia qëndiste Kokëdhimës të gjitha, në një deklaratë shfryrjeje për të gjitha frustrimet që mentori i dikurshëm i Edi Ramës i ka shkaktuar që nga ardhja e PS-së në pushtet.

“Lufta e Vlorës”, Gjika e quan indirekt Lelin idiot, të paaftë dhe të lig

Postuar në 24 Gusht, 2015 10:23

I pari i dërgoi një tufë lule ditën që pasardhësi hyri në zyrën e tij të dikurshme. I dyti, vetëm pas disa muajsh fushatë, zgjedhje dhe sezon veror, e kuptoi që Vlora paska patur shumë problem. Detyrimisht, është  fikur “respekti reciprok” mes Dritan Lelit dhe Shpëtim Gjikës.

Problemet e Vlorës, Dritan Leli akuza ndaj Gjikës për kaosin urbanistik

Postuar në 20 Gusht, 2015 09:41

Pak javë pasi ka marrë detyrën, kryebashkiaku i ri i Vlorës theksoi se ka trashëguar një qytet me probleme të shumta në infrastrukturë dhe kanalizime tejet të dëmtuara. Dritan Leli zhvilloi një takim për marrjen e masave në rast përmbytjesh, ngjarja më e fundit javën që shkoi, kur qyteti u mbulua nga uji, si në stinën e dimrit. Kryebashkiaku akuzoi paraardhësin, për dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, konkretisht mbi rrjetin e kanalit ujëmbledhës.

PS, nis diskutimi në bazë për pikën e re të statutit: A duhet të mbajë mustaqe Shpëtim Gjika?

Postuar në 18 Gusht, 2015 12:48
Subscribe to RSS - Gjika