“Lufta e Vlorës”, Gjika e quan indirekt Lelin idiot, të paaftë dhe të lig
I pari i dërgoi një tufë lule ditën që pasardhësi hyri në zyrën e tij të dikurshme. I dyti, vetëm pas disa muajsh fushatë, zgjedhje dhe sezon veror, e kuptoi që Vlora paska patur shumë problem. Detyrimisht, është fikur “respekti reciprok” mes Dritan Lelit dhe Shpëtim Gjikës.
Ish-kreu i bashkisë për gati 12 vjet, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shprehu reagimin e tij ndaj deklaratave të Lelit se në Vlorë është bërë masakër me lejet e ndërtimit dhe është ndërtuar mbi kolektorë e kanalizime kryesore. Më herët, Leli akuzoi Gjikën edhe për borxhin e lënë bashkisë, 1 milion euro
Ndërsa statusi i Gjikës në fb thoshte: “Përballë idiotëve, të paaftëve dhe të ligjve kam vetëm një mënyrë për të dëshmuar inteligjencë: Nuk flas me ata! Nuk flas për ata! Nuk komentoj çfarë thonë ata!”
Reagim interesant, mirëpo që nuk jep ndonjë përgjigje…
Add new comment