gjermania
Gjermania inicion krijimin e një Aleance për Multikulturalizmin
Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. "Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t'i mbrojmë ato", tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.
Mëshira gjermane ndihmon qeverinë. Hapje negociatash me paralajmërim pezullimi
Parlamenti gjerman, më saktë shumica qeverisëse e tij e përbërë nga CDU-CSU ka vendosur të miratojë kërkesën e qeverisë federale për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në tekstin bashkëngjitur vendimit që vjen në formën e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Bundestagut sqarohet qartë kushtëzimi që i vendoset Shqipërisë dhe kërkesat strikte për monitorim të vazhdueshëm.
Politika e Jashtme/Risiguroi vendin e fundit për Shqipërinë dhe ndonjë ekspozitë personale
Gjermania do të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut në tetor, kurse Shqipëria do të duhet të presë. Portali European Western Balkans citon një studies në Berlin, Bodo Weber, sipas të cilit Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, kurse Shqipëria do të ketë kushtëzime përpara se të hapen negociatat.
ShBA e çinteresuar për llojin e marrëveshjes me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dalë së fundmi me një interpretim tjetër për sa i përket dialogut me Kosovën dhe ideve për demarkacionin. Ai nuk ka përdorur termin ndarje dhe shkëmbim territori, por demarkacion, kundër të cilit sipas tij është Gjermania. Sipas Vuçiç që ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ShBA nuk ka ndonjë interes të posaçëm për llojin e marrëveshjes që do të arrihet, përveçse do një marrëveshje përfundimtare.
BE-SHBA ndahen në Iran dhe në Siri
Irani ka hedhur një hap më tej në programin e vet bërthamor duke ritur pasurimin e uraniumit përtej kufirit të caktuar në marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë kryesore të botës. sipas informacioneve mediatike, me këtë veprim, Teherani zyrtar i është afruar edhe më shumë nivelit të prodhimit të armëve bërthamore, që ka qenë një ndër akuzat kryesore ndaj tij dhe shkak për presione që shkojnë deri në kërcënim me ndërhyrje ushtarake.
Gjermania kundër akuzave të SHBA për përfshirjen e Iranit në incidentin e Gjirit të Omanit
Incidenti me kontenierin e naftës në Gjirin e Omanit që mori flakë në lundrim është kthyer në tension diplomatik mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër. SHBA kanë akuzuar Iranin si përgjegjës për zjarrin në anijen konteniere, por teherani zyrtar ka hedhur poshtë akuza të tilla. Amerikanët pretendojnë se iranianët kanë goditur me një raketë tokë-ajër një dron të SHBA që flututronte mbi Gji pas sulmit të së premtes.
Gjermanët investojnë në Serbi, në Shqipëri i quajnë partnerë strategjikë!!!
Shqiptarët protretizohen si populli më properëndimor në Ballkan. Serbët si më rusofili. Po a ndihmojnë klishe si këto për të ecur përpara? Në ekonomi jo. Një vend mund të jetë properëndimor dhe të jetë I korruptuar në palcë. Një vend mund të jetë rusofil dhe sërish të ketë institucione të besueshme. Serbia ka më shumë se një dekadë që gjendet në pozicion difensiv sa i përket këtij perceptimi, por kjo nuk e ka ndaluar të thithë investime të huaja serioze dhe të rigjallërojë pjesë të industrisë së vet.
A do të ketë Gjermania një kancelar ekologjist?
Sondazhet më të reja të Institutit Forsa tregojnë ndryshime të mëdha në hartën politike në Gjermani. Për herë të parë në Gjermani në vend të parë është partia Të Gjelbërit, thuhet në sondazhin e bërë për televizionet RTL dhe ntv. Pas suksesit të ekologjistëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ekologjistët kanë shënuar një rritje madje prej 9% të votave, thuhet në këtë sondazh. Sikur sot të mbaheshin zgjedhjet, ekologjistët do të fitonin 27% të votave.
Manipulimi me artikullin e Michael Roth/Në Gjermani po thonë Jo për Shqipërinë
Dje u qarkullua në media një deklaratë e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, që kritikonte qëndrimin politike dhe vepriemt e dy partive kryesore opozitare në Shqipëri. Ideja është e thjeshtë: legjenda se Gjermania është kritike me qeverinë shqiptare nuk qëndron. Dhe si ilustrim sillet një qëndrim i ministrit Roth.
Hija e luftës me Iranin ndan SHBA me Gjermaninë
Vendosja e trupave ushatarke dhe mjeteve të marinës nga SHBA në Gjirin Persik ka shtuar frikën e një konflikti me Iranin.