gjakmarrja
Gjakmarrja/Avokati i Popullit: Në disa zona, shteti nuk garanton dot qytetarët
Një raport mbi dukurinë e gjakmarrjes në Shqipëri nxjerr në pah edhe problemin shumë serioz të mungesës së kontrollit të territorit nga shteti në disa zona. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, tha gjatë prezantimit të një raporti të realizuar nga organizata “Operazione Colomba”, se në këto zona, nuk ofrohet siguri dhe kjo çon në vetëburgosje apo largim nga vendi.
BBC-ja i afrohet rrezikshëm "anëtarësimit" në Kazanin Mediatik
Pas gazetarëve italianë, fëmijët shqiptarë të Veriut tërheqin vëmendjen e BBC-së. Nëse në rastin e parë, reportazhi përqendrohej te shfrytëzimi i punës së fëmijëve në Bulqizë, media britanike hedh sytë nga një temë klishe për Shqipërinë. Gjakmarrja, që bashkë me bunkerët dhe hashashin janë tri temat e preferuara të mediave të huaja. E megjithatë.
Fëmijët, viktima të zakoneve mesjetare
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje historinë e (pa)zakontë të një djali 10-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës, i cili prej 3 vitesh është detyruar ta kryejë shkollën jo në fshatin e tij, por 3 orë larg tek të afërmit në një shkollë të Postribës. Kjo për shkak të zakonit mesjetar të gjakmarrjes që mbizotëron ende në komunitetet lokale të kësaj zone të veriut të Shqipërisë.