george floyd
Bashkia e Nju Jorkut dëmshpërblen protestuesit e Black Lives Matter
Qyteti i Nju Jorkut do t’u paguajë 13 milionë dollarë qindra protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të George Floyd të vitit 2020. Avokatët e protestuesve e cilësuar këtë si marrëveshja me e madhe e kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.
Protestat në fjalë nisën pas vdekjes së Floyd, më 25 maj 2020. Amerikani me ngjyrë u vra në Minneapolis nga një oficer policie, i cili i vuri gjurin në qafë për nëntë minuta.
Pulitzer vlerëson autoren e videos së vdekjes së George Floyd
Bordi i çmimit kryesor për gazetarinë në SHBA, Pulitzer, ka vlerësuar këtë vit një adoleshente amerikane, Darnella Frazier, e cila filmoi me celularin e vet arrestimin dhe mandej vdekjen e George Floyd, amerikanit me ngjyrë që provokoi aq shumë reagime. Bordi ka cituar në mënyrë të posaçme adoleshenten Frazier duke shënuar kështu një rast shumë të rrallë që një juri e specializuar njeh meritat e dikujt pa formim gazetaresk dhe që nuk e ushtron profesionin.
Jozef Chovanec, sllovaku që po kthehet në George Floyd e Belgjikës
Rasti George Floyd është përsëritur mesa duket në Belgjikë, por kësaj radhe me një qytetar sllovak. Sipas mediave belge, Jozef Chovanec është ndaluar në aeroportin Charleroi dy vjet më parë për shkak se kishte shkaktuar shqetësime gjatë fluturimit.
Arrestohet nën akuzën e vrasjes
Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.
Video e re e vdekjes së George Floyd
Videoja e George Floyd, amerikani me ngjyrë që humbi jetën pas ndalimit nga policia, ka bërë bujë. Aty shfaqet një polic që e asfikson Floyd duke i mbajtur këmbën në qafë pavarësisht se ai është në fakt i pamundur të reagojë. Tani një tjetër video është hedhur në internet tregon se Floyd ishte i frenuar nga disa policë, çka tregon se përgjegjësia është edhe më e madhe.
https://www.yahoo.com/news/video-appears-show-george-floyd-045549101.html