Jozef Chovanec, sllovaku që po kthehet në George Floyd e Belgjikës

Postuar në 20 Gusht, 2020 13:12

Rasti George Floyd është përsëritur mesa duket në Belgjikë, por kësaj radhe me një qytetar sllovak. Sipas mediave belge, Jozef Chovanec është ndaluar në aeroportin Charleroi dy vjet më parë për shkak se kishte shkaktuar shqetësime gjatë fluturimit.

Në videon që daton më 23 shkurt 2018 duket një punonjëse e policisë që nderon sipas mënyrës naziste, ndërkohë që Chovanec është bllokuar në dysheme nga disa kolegë të saj. Qytetari sllovak kaloi në koma dhe u dërgua në spital ku vdiq një ditë më pas, zyrtarisht nga ataku në zemër. Ai ishte një pronar kompanie ndërtimi që rekrutonte punëtorë për projekte në Belgjikë.

Videoja është publikuar nga gazeta fleminge Het Laasste Niews dje, më 19 gusht.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Mendoj se oficerja nuk ben nderim nazist por po i fershellen ndonje kolegu tjeter per t'a asistuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.