genjeshtra
Gënjeshtra për Rrugën e Arbërit
E dëgjova interpelancën e ministrit Haxhinasto në parlament për Rrugën e Arbërit. Një turp i vërtetë. Mbeta i shokuar! Vetëm kjo intervistë do të mjaftonte për t’i treguar vendin ministrit të Transporteve. Mbushur me të pavërteta dhe me elemente, që tregojnë se është në padijeni të çështjes ose krejt i papërgjegjshëm.
"Rilindja" përmes vetvetes
Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.