"Rilindja" përmes vetvetes
Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual. Po të jetë për këto, me siguri që i kemi parë e na kanë lodhur sytë.
Add new comment