genc ruli
Dekretet e Gencit
Genc Ruli është shpallur së fundmi nga mediat e Edi Ramës eminenca gri e Partisë Demokratike. Si dikush që ka kuptuar disa gjëra por edhe që ka guximin t’i thotë. Dhe në këtë kuadër mediat e Edi Ramës kanë vendosur se cila është e vërteta: Genc Ruli po dekreton largimin e Sali Berishës nga PD-ja, drejtimi faktik i saj. Në të vërtetë Genc Ruli thjesht ka bërë një deklaratë nga pozita e një anëtari të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, për t’i thënë Berishës që mos hyr:
Shenjë e mirë, u kthye Genci si në 2004-ën
Genc Ruli nisi të rishfaqej në PD diku aty nga viti 2004. Sigurisht që ai kishte qenë tërë kohës i djathtë, për këtë nuk ka dyshim, por brenda filozofisë së qëndrestarit, z. Ruli zhvilloi degëzimin e bashkëjetesës me socialistët. Sot z. Ruli është rishfaqur sërish në PD. Mundet të jetë rastësi, por edhe 2020 përkon me një vit elektoral. Si anëtar i Komitetit të Vlerësimit të Kandidatëve për Deputetë, z. Ruli ndër të tjera tha para gazetarëve: