fundviti
Darka e shëmtuar e qeverisë dhe gazetarëve
Për të dytin vit rradhazi kryeministri na rezervoi një formë të re spektakli mediatik, ku objekt bëhen vetë mediat. Darka e shtruar me pronarë, gazetarë, spikerë e shoumenë ishte një nga cirqet rutinë që mund të ofrojë një vend çudirash si Shqipëria. Shfaqja është hartuar sipas një skenari ku bujtësit duhej të shanin të zotin e shtëpisë – që duket se po eksperimenton stilin sado-mazo – ndërsa ky i fundit duhej të telendiste bujtësit. Kështu palët e bënë qerpazë njëri-tjetrin duke ua përmendur sho-shoqit në sy të palarat që i thonë e stërthonë gjatë gjithë vitit.
Bilanci shpirtëror i 2015-ës!
Kur thuhet ‘fund’ nënkuptohet edhe mbarim edhe fillim, por në fakt është vazhdim… Fare pak kilometra nga qëndra e Tiranës pavarsisht qetësisë që të fal periferia, jeta është aq e vrullshme për nga aktivitet e brendshme shpirtërore, sa edhe një shitës i fruta-perimeve përveç llogarive, mendon. Sa e rëndësishme është të mendosh në këto kohë, në kohë dhe kur ske kohë?! Nëse ka ndodhur të kesh pyetur veten përse nuk mendon, me siguri përgjigja që ke marrë ka qënë vetë mendimi. Ne njerzit nuk e kuptojmë kufirin që e shëndërron mendimin në çudi, kritikë dhe ndjenjë.
Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit
Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.