Bilanci shpirtëror i 2015-ës!
Kur thuhet ‘fund’ nënkuptohet edhe mbarim edhe fillim, por në fakt është vazhdim… Fare pak kilometra nga qëndra e Tiranës pavarsisht qetësisë që të fal periferia, jeta është aq e vrullshme për nga aktivitet e brendshme shpirtërore, sa edhe një shitës i fruta-perimeve përveç llogarive, mendon. Sa e rëndësishme është të mendosh në këto kohë, në kohë dhe kur ske kohë?! Nëse ka ndodhur të kesh pyetur veten përse nuk mendon, me siguri përgjigja që ke marrë ka qënë vetë mendimi. Ne njerzit nuk e kuptojmë kufirin që e shëndërron mendimin në çudi, kritikë dhe ndjenjë. Ne njerzit jemi si kompasti, e hapim rrezen e shikimit aq sa kemi gjatësinë e kembëve dhe lejomë të na vijë dhe iki jeta poshtë saj. Në periferi kompasti nuk ngec, do ketë prej atyre që do çuditen dhe do ironizojnë jetën që bëhet atje, atje është fshat, atje maksimumi gjen ndonjë thes kashte, ndonjë pëllitje gomari dhe ndonjë hotel pushimi. Rrezja e e shikimit me bazament në kalanë e Bixhit shkon përtej Erzenit, pra është aq e lirë sa nuk ka të krahasuar me kompastin që stacionohet tek kali Skënderbeut dhe gërvishet me Kamzën dhe Bathoren. Erzeni rrjedh, lag, lanë, shkund, shkul, përparon dhe përpinë mijra mendime në shekuj. Në këtë vend të stacionuar nga qarrat, ka lëvruar veprimtaria njerzore dhe janë derdhur në të rrëke të tëra djerse pune, djerse dashurie, djerse dhimbjesh, djersë pikëllimi dhe habie, brenga dhe vendimesh. Pra, jeta si çdo fundvitë stacionohet edhe në periferinë e Tiranës, me shqetësime dhe kënaqësitë e 364 ditëve të jetuara. Një shtyllë mbante një afishe lajmëruese, “kur është vdekja nuk jam unë, dhe kur jam unë nuk është vdekja”, mendova unë isha, vdekja ishte e tjetrit, periferia ishte, kodra përbri meje po, afishja lëkundej nga era, data shënonte 28 dhjetor… viti e paska lënë për fund, viti na lë për fund…ishte dhe jam, ku është dhe ku jam, si ishte dhe si jam por mbi të gjitha…a jam?! Viti kalendarik mbushet aq shpejt sa në total të jetës sonë shënjohen një mori datash, ne jemi data fillimesh dhe mbarimesh, por kur vëmë kokën në jastëk ne jemi sa male dhe kodra, dete dhe liqene, barishte dhe çimento, jemi baltë edhe mish… Jastëku përmbanë bilancet e jetëve tona, aty përplasen mllefet dhe mendimet, aty dhimbjet bien në lotë, aty dashuritë marrin krahë dhe largohen…aty buzëqeshjet shëndërrohen në ëndrra dhe fjalët në puthje. Afishja në periferi valvitej ashtu e shkëputur nga tre cepat e saj, dikush po përshkronte rrugën afër saj dhe era përplasej me qeset e mbushura dhe ushqime. Ishte fund viti, bëhej një jetë e thjeshtë nuk vuanin për kafshatën e ditës, tradita e donte të blenin ushqime për të pasur një sofër sa më plotë në fillim viti. Atmosfera festive është shumë e manifestuar, sa dyqanet shëndrijnë nga ngjyrat, zbukurimet, dritat. Në periferi nuk ishte bërë pema në sheshin e fshatit, nuk kishte aq shumë atmosferë sa në qëndrën e Tiranës. Këtë gjë nuk mund ta them për biznesin që për interes i përshtatej kërkesave të konsumatorit. Syri jashtë biznesit në periferi ishte një rreze e zbehtë çatish dhe tarracash private që nga bilanci i 2015-s rezultonin debitorë të përkthyer në para dhe debit shpirtërorë i përkthyer në stres. Më shumë se festa, dhjetori shënon edhe muajin e bilanceve sa familjare po aq dhe individuale, sa buxhetore aq dhe morale, sa politike aq edhe sociale, sa fizike po aq dhe shpirtërore. Sa herë kemi qarë? Sa herë kemi qeshur? Sa herë kemi dashuruar? Sa herë jemi puthur? Sa herë kemi mbyllur sytë ndaj padrejtësive? sa herë jemi ndjerë në faj? Sa herë jemi inatosur? Cilat objektiva kemi arritur, humbur apo shëndërruar? Bilanci shpirtërorë i 2015 e gjen periferinë inferiore dhe të veëuar. Mbase secili nga ne është një bilancë shpirtërorë periferie. Debiti që ngelet nuk është më as mendim as përshtatje, debiti shpirtërorë për çdo shqiptarë nuk shlyet as në fundvit as në vitin pasardhës, debiti depozitohet në çdo jastëk ku vemë zemrën dhe jo kokën.
Add new comment