Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit

Postuar në 07 Gusht, 2015 09:26

Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Një një intervistë për gazetën “Shekulli” ajo thotë se shpërblimet e fundvitit do të hiqen, ndërsa nuk do të preket fondi i performancës për punonjësit e dalluar.“ Shkurtimi I fondit prej 960 milionë lekë lidhet me një zë të veçantë të parashikuar në koston e personelit për bonuese në administratën publike. Ky reduktim në fakt materializon politikën e qeverisë për stimulimin e performancës në administratën publike dhe jo dhënien e një shpërblimi masiv për çdo punonjës, pa asnjë kriter specific. Ndërkohë theksojmë se fondi I cili do të lidhet me shpërblimin e performancës më të mirë të ruajtur.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.