francezet
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 mijë vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.
Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit
Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu. Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka. Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
“Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”.