france
Parisi pranon përfshirjen e mercenarëve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase
Ministri francez i Mbrojtjes pranoi përfshirjen e disa shtetasve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase, por shtoi se shteti nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar. Deklarata e Sebastien Lecornu hedh poshtë një të tillë të mëparshme nga Ministria e Jashtme, sipas të cilës Parisi nuk ka mercenarë në Kiev dhe askund tjetër.
Ministri francez i Drejtësisë del para drejtësisë
Në Francë, ministri i Drejtësisë pritet të dalë para gjykatësve, ndërsa mban ende detyrën. Rasti i paprecedent në historinë e pushtetit gjyqësor francez lidhet me emrin e Eric Dupond-Moretti.
Ai ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa pritet të paraqitet në gjykatë më 17 nëntor, raporton France 24.
Sarkozi, sërish në telashe me drejtësinë
Ndaj ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, ka nisur një hetim i ri, i cili lidhet me hetimin e mëparshëm për financimin e fushatës së tij presidenciale me paratë e diktatorit libian, Moamer Kadhafi. Për financimin e fushatës me para të dyshimta, Sarkozi do të dalë para gjykatës në vitin 2025, raporton France 24.
Pritje mbretërore në Versajë për mbretin Charles III
Në vizitën e tij të parë në Francë, si sovran, Mbretit Charles III i është rezervuar një pritje me atë që cilësohet standardi i artë i mikpritjes franceze. Charles do të pritet në Pallatin e Versajës, selia e monarkisë përpara Revolucionit Francez të vitit 1789, aktualisht muze, por përdoret herë pas here nga presidentët francezë për të pritur liderë të caktuar.
Mbreti Charles III u prit në aeroportin e Parisit nga kryeministrja Élisabeth Borne, për të marrë pjesë më pas në një ceremoni në Harkun e Triumfit, në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.
“Shënime” nga Neandertalët
Në një nga shpellat e luginës Loire në Francë janë zbuluar vizatime që datojnë të paktën 57 mijë vjet më parë. Gdhendjet në gur përkojnë me epokën e Neandertalëve dhe mendohet se janë më të hershmet të zbuluara deri tani në Francë, ndoshta edhe në Europë. Ato i paraprijnë mbërritjes së Homo sapiens në Evropën Perëndimore.
Pensionet i rritëm, tani Francës i duhet një periudhë shërimi
Kryeministrja franceze sugjeron një “periudhë shërimi” për vendin, pas javësh të tëra protestash të dhunshme kundër rritjes së moshës së pensionit. Megjithatë, Elisabeth Borne nuk e ka një strategji se si mund të dilet nga trazirat politike.
Protestat, të cilat filluan si një lëvizje e udhëhequr nga sindikatat kundër reformës së kontestuar të pensioneve, kanë bërë bashkë zemërimin ndaj Macron-it, pasi ai shmangu votimin e ligjit në Parlament.
Nis gjykimi për 13 anëtarë të grupit “Barjols”. Akuzohen se planifikuan vrasjen e Macron më 2018
Pas katër vjetësh hetimesh, 13 anëtarë të grupit “Barjols” në Francë kanë hyrë në gjykim nën akuzën konspiracionit për kryerjen e një akti terrorist. 11 meshkuj dhe 2 femra të moshës 26-66 vjeç akuzohen se po përgatisnin ndër të tjera vrasjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, sulme ndaj xhamive, imigrantëve etj.
Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç
Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.
Një raport që “tregon” se cilin preferon BE në pallatin Elize
Një javë para përballjes finale për presidencën, organi kundër mashtrimit i BE-së ka akuzuar lideren franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj për përvetësim të rreth 600 000 euro gjatë detyrës si eurodeputetë.
Lajmin e bëri të ditur fillimisht media franceze, Mediapart, e cila publikoi pjesë nga raporti i ri i OLAF-it për shpenzimet që grupet politike mund të bëjnë gjatë mandatit të tyre si eurodeputetë.
“Si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”
Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.
Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.