fotografite

Tunis 1899 - shekulli XX-të zhbëri shumëçka

Postuar në 22 Nëntor, 2016 16:11

Fotografitë e këtushme janë me teknikën fotokromatike dhe paraqesin kryesisht pamje nga Tunisi, kryeqyteti i Tunizisë në vitin 1899. Një botë tjetër që duket kaq e ndryshme dhe pse jo, që e përligj atë romancën e dikurshme të Perëndimit me Orientin. 

1890, fjordet e vetmuara të Norvegjisë

Postuar në 13 Nëntor, 2016 14:20

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në vitin 1890 nga "Detroit Publishing Company" me teknikën fotokromatike. Jemi në Norvegji, në vendin e fjordeve dhe të akullit, ku na shfaqet një peizazh i virgjër; që ka diçka prej mjegullës imagjinative që të japin përrallat e Andersenit. Gjithsesi, një panoramë që mistifikohet edhe nga teknika fotografike. 

Kaosi "oriental" mbi qytetërimin madhështor antik – Kajro, 1900-1936

Postuar në 07 Qershor, 2016 18:46

Fotografitë e mëposhtme paraqesin kryeqytetin egjiptian, Kajro, mes viteve 1900- 1936. Për ata që e kanë vizituar qytetin, shumëçka, duket njësoj si në atë kohë. Kajro e vjetër p.sh, apo zonat e mbyllura rreth xhamive. Pamja nga kalaja e Saladinit është po ajo pak a shumë, përveç shumëkasheve që ngrihen anës Nilit. Një qytet i zhurmshëm, me pluhur dhe kaosin oriental mbi një qytetërim të lashtë dhe madhështor.

Kisha Orthodhokse: Na ktheni objektet e kultit që na përkasin. Po shfrytëzohen për dasma dhe ceremoni

Postuar në 16 Mars, 2016 12:59

Asambleja kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka kërkuar përmes një deklarate që objektet e kultit që i përkasin t’i kthehen në administrim kishës. Shkak për këtë mesazh është jo vetëm ligji që ia njeh KOASh-it këtë të drejtë, por edhe shfrytëzimi i mjediseve të objekteve në fjalë për aktiviteteve që siç thuhet në deklaratë fyejnë ndjenjat e besimtarëve.

Ilustrimi i vdekjes së Diellit

Postuar në 09 Mars, 2016 23:47

Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij.  Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.

Balloja e fundit e Romanovëve

Postuar në 03 Mars, 2016 01:04

Në shkurt të vitit 1903, me rastin e 300 vjetorit të dinastisë Romanov, Cari dhe oborri i tij organizuan një ballo madhështore në Pallatin e Dimrit. E cila na vjen përmes disa fotove të publikuara nga “Russia Beyond the Headlines”( http://rbth.com/multimedia/pictures/2016/03/02/romanov-last-ball_572295?...).

Pages

Subscribe to RSS - fotografite