fotografite

Lufta e Dytë Botërore në sytë e ushtarëve gjermanë (FOTO)

Postuar në 06 Qershor, 2021 11:45

Në vitin 1939, mijëra ushtarë gjermanë, shumë prej tyre rekrutë, u dërguan në të gjithë Evropën.

Ata shkuan të armatosur jo vetëm me armë por edhe me aparate fotografike - të famshmet gjermane Leica dhe Rolleiflex - dhe ishin urdhëruar të fiksonin atë që shihnin. Ndërsa Britania, Franca dhe vendet Aleate përkujtojnë sot 77-vjetorin e zbarkimit të Normandisë, një libër i botuar së fundmi sjell një pjesë të madhe të fotove të bëra në atë kohë.

Garë fotosh, asgjë më shumë

Postuar në 07 Shkurt, 2019 22:37

Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve

Kështu njofton sot në Facebook kryeministri Edi Rama, i cili për vizitën e tij në Arabinë Saudite ka postuar 22 foto. Rama ëhstë takuar me mbretin Salman dhe zyrtarë të tjerë, duke shmangur megjithatë njeriun kyç të vendit, princin e kurorës, Mohammad bin Salman, i përfolur se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jammal Khashoggi.

Punët e para të Kubrick

Postuar në 02 Shtator, 2017 22:32

Ky është një set fotografik realizuar nga Stanley Kubrick në vitet 1945-1950 gjatë kohës kur punonte në New York për revistën “Look”. Vetëm 17 vjeçar, Kubrick është në hapat e para por ai krijon një farë emri që do t’i hapte rrugën drejt kinemasë ku edhe shkëlqeu si rrallëkush. 
“Mendoj se duke regjistruar veprimet spontane, është një përdorim estetikisht më i vlefshëm dhe shprehës i fotografisë sesa pozimi i kujdesshëm”, shprehej regjizori. Diçka që vihet re në çastet fotgrafike të këtij seti. 

Beduinët në kapërcyell të shekullit të 19-të

Postuar në 13 Korrik, 2017 10:54

Fotografitë e mëposhtme paraqesin Beduinët – banorë të shkretëtirës në Lindjen e Mesme apo edhe në Afrkën e Veriut – në kapërcyell të shekullit të 19-të. Kohë ndryshimesh kur teknologjia po mundësonte kontroll mbi territore të shkreta dhe kur jeta nomade po shkonte drejt fundit. Beduinët dallojnë edhe sot mes popullsive të zonës – në këto fotografi ata shfaqen me karakteristikat e tyre, muzikën, veshjen dhe vallet e tyre, lidhjen me armët. Por aty përshfaqet me forcë edhe varfëria që vjen nga një jetë e vështirë në shkretëtirë.

Albinot - Bukuri Porcelani

Postuar në 03 Korrik, 2017 08:58

Julia Taits, fotografe nga Izraeli, e quan projektin e saj Bukuri Porcelani. Mënyra më e mirë për të përshkruar Albinot. Ja disa foto të saj. 

http://www.boredpanda.com/i-continue-to-discover-the-beauty-of-albinism-...

Përpara lakuriqësisë së viteve '2000

Postuar në 03 Korrik, 2017 08:44

Fotot janë realizuar në vitet '50-'60 nga fotografi Peter Basch dhe paraqesin yjet e kinemasë së atyre viteve. Një mundësi për të parë sesi ka ndryshuar femra në shfaqjen publike. 

Magjia e përjetshme e Piramidave

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:56

Piramidat e Egjiptit kanë mahnitur çdo njeri që i ka parë njëherë të vetme. Varre masive guri në shkretëtirën pranë Nilit. Gjeografi njerëzore në një det të paanë rëre. Sot hyrja në to është shumë strikte dhe ngjitja në murin anësor nuk lejohet. Ishte lajm vitin e shkuar arrestimi i një të riu turk që hipi në majë të piramidës së Keopsit dhe bëri një foto. Por nuk ka qenë përherë kështu. Këto foto të vjetra nga periudha e prezencës britanike tregojnë se magjepsja ka qenë përherë e njëjta.

1915 - në malet e Tokës së Shenjtë

Postuar në 15 Janar, 2017 20:32

Libani, Siria, Palestina, Izraeli dhe Jordania – vendet ku Bibla atribuon historinë e popullit hebre dhe shpalljes së profetëve. në mes të majeve, në një terren të izoluara, rajoni në fjalë përshfaq mistikën e natyrës njësoj si Libri bën me mistikën e krijimit. Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Alex Q. Arbuckle i universitetit të Oregonit në vitin 1915, që ishin edhe kohët e fundit të sundimit otomona në këto zona.

Siberia, një galeri e të burgosurve të Carit

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 14:25

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga një punonjës i Kompanisë Telegrafike Amerikane në vitet 1885 në Siberi. George Kennan kishte qenë më parë në Rusi ku kishte mbikëqyrur ndërtimin e një linje telegrafike dhe në ardhjen e dytë ai u përqendrua te të dënuarit e regjimit. Në kthim në SHBA ai publikoi një libër me dy vëllime: Siberia dhe Sistemi i ekzilit. Pamjet të kujtojnë diçka nga përshkrimi i Dostojevksit në librin e tij “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”. 

Pearl Harbor me sytë e japonezëve

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 21:02

Më 7 dhjetor të vitit 1941 Japonia sulmoi Pearl Harbor, akt që i dha mundësi presidentit amerikan Roosevelt të shpallte luftë dhe të angazhonte SHBA-të në frontin aleat direkt në luftime. Peral Harbor është kështu akti i asaj drame që e solli rendin ndërkombëtar këtu ku jemi sot. Por deri më sot dita e 7 dhjetorit është sjellë përmes syve të viktimës, ndërkohë që ka një pikëvështrim tjetër, festiv, ai i japonezëve.

Pages

Subscribe to RSS - fotografite