Pearl Harbor me sytë e japonezëve
Më 7 dhjetor të vitit 1941 Japonia sulmoi Pearl Harbor, akt që i dha mundësi presidentit amerikan Roosevelt të shpallte luftë dhe të angazhonte SHBA-të në frontin aleat direkt në luftime. Peral Harbor është kështu akti i asaj drame që e solli rendin ndërkombëtar këtu ku jemi sot. Por deri më sot dita e 7 dhjetorit është sjellë përmes syve të viktimës, ndërkohë që ka një pikëvështrim tjetër, festiv, ai i japonezëve.
Disa pamje të sjella më poshtë dëshmojnë sesi japonezët e kanë fiksuar këtë moment, i cili u planëzua nga admirali Isoroku Yamamoto. Ai kishte udhëtuar në SHBA dhe ishte i bindur se në një plan afatgjatë lufta me amerikanët ishte e humbur. Krahu i luftës fitoi në Japoni dhe ai u detyrua të hartonte planin. Në sulmin e parë morën pjesë 183 avionë gjuajtës, mbështetur nga një flotë e cila kishte nisur udhëtimin e saj që më 26 nëntor në Paqësor. Nëntë destrojerë, dy luftanije, tre kryqëzorë, tri nëndetëse, shtatë anije transporti dhe 6 aeroplanmbajtëse me 400 avionë në bord u drejtuan nga brigjet amerikane. Ai është sulmi më i madh ajror i organizuar nga deti ndonjëherë.
Flota nuk u diktua nga amerikanët deri në distancën 230 milje nga Oahu, çka mbetet diçka shumë e çuditshme.
http://mashable.com/2016/12/07/attacking-pearl-harbor/#MS3BpO6LekqW
Add new comment