fort meyer
“Ushtria amerikane nuk do të përdoret më për demokracinë e vendeve të tjera”
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në Politikën e Jashtme të SHBA, kriteret e angazhimit të saj në botë, ndërhyrjet ushtarake dhe vendosjen e raporteve strategjike. Ai i është drejtuar kombit amerikan më nje fjalë të mbajtur në bazën ushtarake “Fort Myer” në Arlington. Trump ka zbuluar edhe strategjinë për Afganistanin, një vend ku SHBA ka angazhim disa vjeçar, duke theksuar se SHBA meriton një tërheqje me dinjitet dhe me përfitime pas sakrificave të bëra.