filozofi
Një ditë dedikuar filozofisë
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si konferenca shkencore, leksione të hapura, promovime librash, zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë dhe çfarë është ajo me pak fjalë?
Rumiu...Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur
Megjithëse kanë kaluar gati tetë shekuj nga koha e tij, mesazhet e Mevlanës nuk dinë të vjetrohen, duke ruajtur freskinë e gjallërinë akoma midis nesh. I destinuar që të bindë njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Mevlana ka arritur që të studiohet ndër shekuj nga shumë universitete dhe studiues me emër në mbarë botën. Dashuria hyjnore, sipas tij, nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Zotit ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij.
Ndërron jetë filozofi Tzvetan Todorov
Ka ndërruar jetë(dje) në moshën 78 vjeçarae filozofi bullgar Tzvetan Todorov. Ai lindi në vitin 1939 dhe në vitin 1960 u vendos në Francë për t’I shpëtuar regjimit komunist në vendin e origjinës. Një mendimtar origjinal që publikoi 21 libra, mes të cilëve Hyrje në Poetikë, Konkuista e Amerikës, Parimi Dialogjik, Përballja me Ekstremen: Jeta morale në Kampet e Përqendrimit etj.. Ndërhyrjet e tij publike kanë patur temë kryesisht terrorizmin, mënyrën e reagimit ndaj dhunës, duke dalë kundër asaj që ai e quante “filantropia e akteve ushtarake”.
Stephen Hawking: E ardhmja e qënies njerëzore në rrezik nga mania për para dhe pasuri
Stephen Hawking, teoricieni dhe filozofi i njohur shkruan për gazetën "Guardian" se njerëzimi duhet të rivlerësojë qëndrimin obsesiv ndaj parasë dhe pasurisë. Ai thotë se rezultati i referendumit në Britani u ndikua nga mënyra sesi njerëzit kategorizojnë të mirat materiale. Hawking parashikon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të ketë pasoja negative për kërkimin shkencor dhe në veçanti në programet për nxënësit me probleme të invaliditetit.
Rrjedhja e trurit ose fuga di cervello
“Jemi popull me fat” – shkruan Blushi për shqiptarët tek libri i tij i fundit“Kandidati”. Me fat “ngaqë kemi shpikur të parët ilaçin kundër mendimit”. E thënë ndryshe: na kanë rrjedhur trutë. Italianët do thoshin: Fuga di cervello. Shqip: arratisja e trurit në drejtim të panjohur.