filmi shqip
Filmi shqip në Berlinale
Mes një atmosfere të ngrohtë dhe festive është mbajtur edhe këtë vit Festivali i Filmit në Berlin. Rreth 400 filma janë shfaqur gjatë ditëve të festivalit që çdo vit mbahet nga 7-17 Shkurt. Dhjetëra prej këtyre filmave, pjesë e edicionit të sivjetshëm të kësaj ngjarjeje të madhe të botës së filmit kanë qenë filma nga vende të Ballkanit, si: Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë- Herzegovina, Rumania, Bullgaria dhe Kosova.
Milkani mbron filmat shqip me dy shembuj të paqëlluar: “Koracata Potjemkin” dhe “Triumfi i Vullnetit”
Pirro Milkani ka vazhduar sot të mbrojë mendimin e tij për shfaqjen të palimituar të filmit shqip të periudhës së para viteve ’90 përmes një opinioni në gazetën “Dita”. Debati që ka lindur së fundmi lidhet me mesazhet që përcjellin filmat, krijuar për qëllime propagandistike, por të cilëve arti i realizimit nuk u cenohet nga përmbajtja. Në fakt kjo është edhe avokatia që po u bëhet: janë të realizuar mirë dhe është bërë një punë e madhe. Mirëpo ky është aspekti teknik i filmit që bashkë me arritjet artisitike i japin qëndrueshmëri veprave.