filip cakuli
Pasioni për ta dredhur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se do ta përfshijë goditjen ndaj gazetarëve në arsenalin e vet elektoral. Disa ditë pas daljes së tij në emisionin “Opinion” ku u fol gjerësisht për koncesionet inceneratorëve, z. Rama ka autorizuar dy qëndrime: njërin në formë kronike denoncuese për atë që e quan si dizinformim nga ana e gazetarit Armand Shkullaku dhe tjetra një dedikim për Filip Çakulin. Një nga problemet që iu vu në dukje z. Rama ishte sjellja me gazetarët, veçanërsiht me z. Rakipllari dhe Shkullakun.