fatos nano
I pati të gjitha pushtetet, kaq di të bëjë. Mbrojeni dhe votojeni se vishet bukur
14 shkurti po afron, por asnjë suprizë nuk ka më për ditën e të dashuruarve. Sepse dashuria në këtë sezon i është dedikuar Fatos Nanos, deklarimet e të cilit në një emision televiziv po qarkullohen e interpretohen si Bibla e tranzicionit, si një rrëfim ku ne duhet të falemi. Pak e ndan shpalljen e Nanos në shenjtor politik, në dikë që mesa duket ka thënë gënjeshtrën perfekte të një katharsisi të brendshëm që shërben për të kuptuar më në fund të vërtetën që na bëri të heqim kaq shumë këto dekada. E vërtetë e cila është se Berisha është i keqi.
Teknikë e vjetër politike
Fatos Nano ka entuziazmuar parenë e përfaqësuesve socialistë, të cilët i njohim zakonisht si analistë. Dalja e djeshme e ish-kryeministrit, me deklarimet e veta kundër Berishës dhe Metës, si dhe vlerësimi për Edi Ramën, kanë autorizuar vetvetiu logjikën drejtkëndore të të majtëve për ta ngritur atë në piedestalin e një patriarku që ndan të keqen nga e mira.
Në PS ka mjaftistë, sorroistë, maoistë, masonë, homoseksualë*
Në kongresin e Partisë Socialiste ndodhi që të gjitha palët i erdhën rrotull Fatos Nanos. Të gjithë xhiruan në kotësi. Veprën kongresiste mund ta përfytyroja njësoj si një vepër arti të realizmit socialist, mund ta krahasoja me filmin “I Teti në Bronz”… Lufta e Dytë në Shqipëri, fitorja e partizanëve komunistë dhe një i rënë mes shtatë të gjallëve. Filmit i duhej edhe një bust prej bronzi; bust partizani. Sot e kësaj dite nuk ia mban kush mend emrin partizanit hero. As atëherë, më duket se nuk kishte emër, aq sa të gjithë e njihin si Mevlan Shanaj, emri i aktorit.
Legjenda e burgosjes së Berishës...një bisedë prangash nga viti 1998
Kur nxehen gjakrat, në skenë dalin ata që dinë të heqin vallen e sherrit. Një nga këta profesionistë të zullumeve është Spartak Braho, Baba Taku me çantën e zezë siç thonë.
Vettingu, mes dënimit politik të Fatos Nanos dhe refuzimit të një vize amerikane
Sot gazeta “Tema” publikon një intervistë me Fatos Dervishin, ish-zv.prokuror i Përgjithshëm gjatë viteve 1994-1998. Dervishi është i njohur për opinionin pasi ai ishte pjesë e hetimit të Fatos Nano, i cili u arrestua në korrik të vitit 1993 nën akuzën e korrupsionit. Po kështu z. Dervishi ka qenë pjesë e akuzës për çështjen “Arsidi” dhe atë të minoritarëve për të ikur drejt SHBA-së në vitin 1998. Z. Dervishi bën me dije në këtë intervistë se ai synon të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale, apo Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të godasin korrupsionin.