Faruk Fatih Özer
Ekstradohet nga Shqipëria në Turqi biznesmeni i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer
Mediat turke raportojnë se është ekstradua nga Shqipëria biznesmeni i kriptovalutave Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet në Turqi për mashtrim.
Urdhëri i kërkimit ndërkombëtar u lëshua nga autoritetet turke në prill të vitit 2021 dhe më datë 20 prill të këtij viti është ekzekutuar. Özer kërkohet për akuzën e krijimit të një organizate me qëllim krijimin e krimeve, mashtrimit përmes përdorimit të sistemeve informatike, bankave apo institucioneve të kreditit.