Ekstradohet nga Shqipëria në Turqi biznesmeni i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer

Postuar në 20 Prill, 2023 13:39

Mediat turke raportojnë se është ekstradua nga Shqipëria biznesmeni i kriptovalutave Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet në Turqi për mashtrim.

Urdhëri i kërkimit ndërkombëtar u lëshua nga autoritetet turke në prill të vitit 2021 dhe më datë 20 prill të këtij viti është ekzekutuar.  Özer kërkohet për akuzën e krijimit të një organizate me qëllim krijimin e krimeve, mashtrimit përmes përdorimit të sistemeve informatike, bankave apo institucioneve të kreditit.

Bashkë me të nën akuzë janë edhe 20 persona të tjerë që sipas mediave turke, nëse akuzat provohen do të dënohen secili 40 vjet e 564 ditë burg. Platforma e përdorur nga biznesmeni turk quhej Thodex

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.