Fabrizio Bellomo
Mposhtja e historisë dhe një dështim monumental i kryeministrit në modë në vitet '2000
Çfarë do të ndodhte nëse ndërtesat e arkitekturës fashiste bareze do të fillonim t’i shembnim? Nëse pallatet në lungomaren monumentale do t’i hidhnim përtokë ose nëse këtë fund do ta kishin ndërtesa e njohur si Casa del Portuale (Shtëpia e Portit) apo Casa del Mutilato? Me shumë gjasa, asgjë. Ndërtesat fashiste të qytetit tonë, njësoj si ato të Asmaras (sot në listën e trashëgimive të njerëzimit), Tripolit, Rodit, Adis Abebës, Tiranës, janë ngritur në të njëjtën periudhë koloniale, gjatë të cilës Bari ishte një prej pararojave të imperializmit italik.