europol. mashtrimi me ushqimin
Mashtrimi me ushqimet/Europol sekuestron 230 milionë euro mallra në tregjet e Europës
Europol njofton se ka realizuar një operacion të gjerë në kuadër të të cilit janë sekuestruar ushqime dhe pije ilegale, të paçertifikuara, apo produkte false me një vlerë prej 230 milionë euro. Sipas njoftimit këto ishin potenacilisht të dëmshme për shëndetin dhe synonin të futeshin në tregje. Produktet përfshijnë nga asortimente të përdorimit të përditshëm, te pijet alkoolike, uji mineral, prodhime deti, vaj ulliri, e deri te produkti luksi dhe havjar.