Mashtrimi me ushqimet/Europol sekuestron 230 milionë euro mallra në tregjet e Europës

Postuar në 02 Maj, 2017 09:18

Europol njofton se ka realizuar një operacion të gjerë në kuadër të të cilit janë sekuestruar ushqime dhe pije ilegale, të paçertifikuara, apo produkte false me një vlerë prej 230 milionë euro. Sipas njoftimit këto ishin potenacilisht të dëmshme për shëndetin dhe synonin të futeshin në tregje. Produktet përfshijnë nga asortimente të përdorimit të përditshëm, te pijet alkoolike, uji mineral, prodhime deti, vaj ulliri, e deri te produkti luksi dhe havjar. Në operacionin e quajtur “OPSON VI” morën pjesë 61 vende, 21 prej të cilave anëtare të BE-së të cilat realizuan më shumë se 50 000 kontrolle në njësitë e shitjes duke nisur nga dyqanet, marketet, ported he aeroporte. Sasia e kapur dhe shpërndarja evidenton kërcënimin që vjen  nga mashtrimi me ushqimin/et që kësaj radhe ishte aplikuar edhe për një produkt si uji mineral.

https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/eur-230-million-worth-of-fak...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.