europe

Studimi: Populizmi në Europë është trefishuar

Postuar në 21 Nëntor, 2018 17:12

Partitë populiste kanë trefishuar forcat në Evropë në 20 vitet e fundit duke siguruar vota të mjaftueshme për të dërguar udhëheqësit e tyre në postet qeveritare në 11 vende, duke sfiduar establishmentin politik në të gjithë kontinentin.

Rritja e qëndrueshme e vërejtur në forcat populiste evropiane veçanërisht në ato të djathta, u vërtetua përmes analizës së performancës së tyre në zgjedhjet nacionale të mbajtura në 31 vende evropiane gjatë dy dekadave të fundit. Hulumtimi u krye nga Guardian në bashkëpunim me të paktën 30 shkencëtarë politikë.

Steve Bannon themelon Lëvizjen e "urrejtjes" për Europën. Bllokim axhendës Merkel-Macron

Postuar në 17 Shtator, 2018 13:20

Parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum. Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë  me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016. Sot Steve Bannon punon për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të  majit 2019.

Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë

Postuar në 31 Maj, 2018 19:25

“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor  që u mbajt në Sofje.

Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

Njerëzit më të pasur në Europë

Postuar në 29 Nëntor, 2017 23:15

Epidemia e HIV AIDS në Evropë në nivelet më të larta

Postuar në 28 Nëntor, 2017 19:04

Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet "me një ritëm alarmues" në Europë. Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.

Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë

Postuar në 22 Nëntor, 2017 10:47

Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.

Shqiptarët, më të padëshiruarit në Europë

Postuar në 22 Shtator, 2017 16:55

Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane "Pew Research", thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera. 

Tetova, qyteti më i ndotur në Europë. Në listë edhe Tirana dhe Beogradi

Postuar në 08 Qershor, 2017 11:36

Agon në Tetovë dhe rrezet e një dielli të sëmurë përmbytin qytetin e 70.000 banorëve në veriperëndim të Maqedonisë. Natën e kaluar, ndotja e ajrit ishte një gjysmë-fish e kufirit të sipërm të alarmit. Ka raste kur microgrimcat janë 25 herë mbi kufirin. I rrethuar siç është nga malet, qyteti me elementin dominues shqiptar pranë kufirit me Kosovën ngjan me pjesën e poshtme të një tenxhereje të valuar.

Europenext: Medresetë në Ballkan, "Shkollat e xhihadit" në zemër të Evropës?

Postuar në 07 Qershor, 2017 17:29

Siç treguan ngjarjet e fundit në Europë, ka shumë gjasa që sulmet terroriste të jenë kryer nga xhihadistë të rritur në kontinentin europian dhe jo të “i importuar” nga vendet e lindjes.

Vetëm me këto marifete e majta mund të mbajë pushtetin

Postuar në 10 Maj, 2017 23:07

"Paradoksi i të majtës moderne europiane është se ndërsa shumë nga çështjet kryesore që përcaktojnë dialogun politik në botë - si rritja e pabarazisë ekonomike, pasiguria e vendeve të punës, paqëndrueshmëria e sistemit të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor - janë shqetësime kryesisht të majta , partitë socialdemokrate nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë këto sfida në mënyrë adekuate, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet.  Ish-presidenti socialist i Francës, Fransua Hollande kësaj radhe nuk ishte kandidat për presidencën, pasi shifrat e popullaritet i kishte edhe më të ulëta se ato të Xheremi

Pages

Subscribe to RSS - europe