europe
10 restorantet më të mira në stacionet e trenave
"The Guardian" ka publikuar një listë të 10 restoranteve më të mira që janë në stacionet e trenave. Vende pritjeje, por restorantet e përzgjedhura në këto stacione, për aq sa duket, ofrojnë një shërbim të mirë.
Sirianët rrugë të reja për në Europë, përmes Arktikut nga Norvegjia
Dhjetra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji. Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero. Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti, ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.