eposi homerik
Akili i zi
Janë të pakta temat që provokojnë kaq shumë kundërshti sa ngjyra e lëkurës e grekëve të vjetër. Një artikull i publikuar vitin e kaluar në “Forbes” nga studiuesja e epokës Klasike, Sarah Bond e universitetit të Iowa, provokoi një stuhi të vërtetë, për shkak se vinte në dukje faktin se shumë nga statujat greke që duken të bardha sot, në antikitet ishin të lyera me ngjyra.