ekspertet

Ekspertët e Venecias deklarojnë se kriza është politike dhe jo teknike

Postuar në 22 Janar, 2016 21:13

Komisioni i Venecias nuk merr përsipër të zgjidhë mosmarrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për mënyrën e zgjedhjes së kandidaturave për organet e sistemit të drejtësisë. Eksperti, Thomas Markert tha se të dy variantet, si ai i paraqitur nga mazhoranca me votim 3/5 dhe ai nga opozita me votim 2/3 janë brenda standardeve europiane. Ai tha se i takon partive politike të gjejnë një marrëveshje për këtë çështje dhe jo Komisionit të Venecias.

Pse nuk i lihet ekspertëve edhe reforma zgjedhore?

Postuar në 09 Janar, 2016 13:37

Sot u njoftua për një takim gati dy orë mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij në qeveri, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Po kështu njoftohet edhe rikthimi i ekspertëve të PD-së në tryezë bashkë me lajmin se “mazhoranca ka tërhequr draftin e vet fillestar” të amendimeve për reformën në drejtësi.  Sorrollatja në fjalë nuk ka ndonjë rëndësi kushedi se çfarë përpos faktit se ajo që duhet të ishte bërë që në fillim, po ndodh vetëm tani. Kryeministri mendoi të hidhte për miratim një reformë ekskluzivisht ekspertësh me mendimin e shpallur prej tij, se politika nuk duhet të fusë duart.

Klima e tmerrit përfshin biznesin, rritja e gjobave konsiderohet e frikshme nga ekspertët

Postuar në 10 Tetor, 2015 08:54

Biznesi ndodhet në një klimë tmerri. Ky është konkluzioni i revistës  “Monitor”, të cilin e ka mbrojtur dhe me një shkrim të zgjeruar. Sipas “Monitor” rritja e tejskajshme e gjobave në ndryshimet për procedurat konsiderohet e frikshme nga sipërmarrësit dhe ekspertët, teksa bizneset tremben se ajo do të shtojë abuzimet nga tatimorët Të frikshme, drastike, shkatërruese, të paimagjinueshme, shtypëse, diktatoriale, prishje e balancave të një vendi e deri te falimente me pasoja të rënda sociale afatshkurtër dhe ekonomike në afatin e mesëm, që mund të dëmtonin zhvillimin e vendit.

Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë

Postuar në 18 Shtator, 2015 18:30

125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është  totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si  nga indiviëet ashtu edhe bizneset.  Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga  125 miliardë që ishte  totali  i kredive me probleme  në muajin qershor , 70 miliardë lekë  është kredi e pakthyer  nga  35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej  55 milardë është kredi e pakthyer nga  biznese të tjera  dhe individë.

Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla

Postuar në 15 Gusht, 2015 16:07

 

Pages

Subscribe to RSS - ekspertet