efektet
Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun
Njësoj si me duhanin dhe sheqeri, edhe efektet negative të substancave perfluoroalkil, të cilat grupohen në Pfas, janë mbajtur pothuajse sekret për vite me radhë. Kompanitë e mëdha prodhuese kanë fshehur të dhënat dhe kanë penguar studimet që nxirrnin në pah dëmin që shkaktojnë këta elementë.
Pas vitesh polemikash të nxehta, procesesh gjyqësore, librash e madje edhe filmash me të njëjtin përfundim: efekteve të dëmshme në shëndetin e njeriut, edhe studiuesit e pranojnë hapur.
Një përbërës i pastës së dhëmbëve dëmton zorrët
Një element që gjendet te pasta e dhëmbëve mund të shkaktojë inflamacion të zorrëve. Triklosani, antimikrobik që gjendet në pastën e dhëmbëve, lodrat dhe mijëra produkte të tjera njihej si toksik, por një ekip ndërkombëtar studiuesish i udhëhequr nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, Universiteti i Massachusetts Amherst dhe Universiteti Baptist i Hong Kongut identifikuan bakteret, madje edhe enzimat specifike, që shkaktojnë efektet e dëmshme.
Gjetjet u publikuan në Nature Communications.
Guvernatori Sejko: Nisma anti-informalitet, po analizojmë efektet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një intervistë për “Oran News” ka analizuar situatën ekonomike në vend, por edhe ndikimin e aksionit anti-informalitet në vend. Guvernatorit tha se janë duke u analizuar efektet e aksionit, megjithatë sipas tij nisma anti informalitet do të rrisë çmimet. Por Sejko argumentoi se me rritjen e çmimit do të binte konsumi, çka do të ndikojë negativisht në ekonomi nëse aksioni do të jetë afatkshkurtër.
Mrekullitë e hudhrës dhe rreziku që vjen nga Kina
Gatimi mesdhetar bazohet fort te hudhra. Kur pyeta një mikun tim se cilat janë gatimet më të njohura tradicionale shqiptare me hudhra, më tha: “Ne e përdorim hudhrën pothuajse në gjithçka” Patëllxhane të mbushur, tarator ose tavë me bamje të gjitha kanë diçka të përbashkët; secila prej këtyre gatimeve shqiptare kanë ndër përbërësit e tyre, hudhrat.