Një përbërës i pastës së dhëmbëve dëmton zorrët

Postuar në 11 Janar, 2022 14:36

Një element që gjendet te pasta e dhëmbëve mund të shkaktojë inflamacion të zorrëve. Triklosani, antimikrobik që gjendet në pastën e dhëmbëve, lodrat dhe mijëra produkte të tjera njihej si toksik, por një ekip ndërkombëtar studiuesish i udhëhequr nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, Universiteti i Massachusetts Amherst dhe Universiteti Baptist i Hong Kongut identifikuan bakteret, madje edhe enzimat specifike, që shkaktojnë efektet e dëmshme.

Gjetjet u publikuan në Nature Communications.

Studiuesit lidhën enzima specifike mikrobike të zorrëve, veçanërisht proteinat beta-glukuronidazë mikrobike të zorrëve (GUS), me triklosanin dhe arritën në përfundimin se enzimat e nxisin atë të irritojë zorrët.

Studimi ofron të dhëna që mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të Sindromës së Zorrës së Irrituar.

Nisur nga ky rast, autorët e studimit thonë se është e domosdoshme të kuptohet ndikimi i kimikateve mjedisore në shëndetin e zorrëve.

Triclosan dikur gjendej në masë të madhe te sapunët antibakterialë. Por në vitin 2016, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) urdhëroi që të hiqej nga produktet e larjes së duarve të përdorura në shtëpi dhe ambiente spitalore.

Megjithatë, triklosani mbetet i pranishëm në produkte kozmetike, rroba dhe pajisje atletike. Në masë të madhe gjendet te pastat e dhëmbëve - me miratimin e FDA - pasi është zbuluar se parandalon gingivitin.

Studimi  "Enzimat mikrobiale nxisin kolitin duke riaktivizuar triklosanin në traktin gastrointestinal të minjve" është financuar nga Këshilli i Granteve Kërkimore të Hong Kongut dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.