edi rama

Koha që eksodi i 1991-t të përkujtohet në Shqipëri

Postuar në 07 Mars, 2021 03:02

Si mund të arsyetohet vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Itali, ku u ndal në Bari dhe në Brindizi për të kujtuar siç u tha 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve? 

Vizita që ka sjellë në Pulia edhe Luigi di Maio, lidhet patjetër me një moment historik dhe simbolik, por është disi e çuditshme që një kryeministër i Shqipërisë zbret në Itali vetëm për këtë qëllim.

Së pari, sepse përvoja e shqiptarëve në Bari në vitin 1991 nuk është e mirë dhe kush ka qenë aty e di këtë.

Përtej rotacionit/Duhet edhe përmbysja e hierarkive të rreme në shoqëri

Postuar në 06 Mars, 2021 02:37

Kooptimi i Najda Çomos dhe Luljeta Bozdos në radhët e kandidateve për deputete të Partisë Socialiste është një operacion marketingu që nuk sjell ndonjë gjë të re për ata që ndjekin politikën. Kryeministri Rama e di shumë mirë teknikën e të bërit pis përmes një oferte bujare që marketohet në emër të Shqipërisë, duke neutralizuar përmes pretendimit për kontribute, kundërshti eventuale. Ose duke higjenizuar radhët me përfshirjen në lista të atyre që mund të quhen ekspertë apo intelektualë publikë.

25 prilli, zgjedhje vendimtare?!

Postuar në 28 Shkurt, 2021 12:18

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në kuadër të diskutimeve të mbajtura për kandidatët e rinj të PS-së, z. Rama i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme si vendimtare për Shqipërinë.

Në 8 vjet, për Vlorën tregon vetëm Lungomaren...e financuar nga BE-ja

Postuar në 27 Shkurt, 2021 11:23

…dhe me këtë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë

Timonieri parakalon Bashën, premtimet i shtrin deri në 2029-ën

Postuar në 25 Shkurt, 2021 22:33

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të parakalojë kundërshtarin e tij në zgjedhje, Lulzim Basha, duke premtuar gjëra që shtrihen për efekt zbatimi deri në vitin 2029. P.sh ky njoftimi këtu na tregon se do hamë me lugë floriri:

Mëk - mëk për vaksinën: Unë Lyp vetëm në Perëndim, jo në Rusi dhe Kinë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 12:20

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje pyetjeve të gazetarëve për blerjen e vaksinës ruse apo kineze kundër CoVid-19 për të cilat ka një debat nëse duhen përfshirë në process apo jo. Z. Rama ka zgjedhur të justifikohet në përgjigjen e vet duke fajësuar deri diku mosnjohjen e situatës nga mediat që raportojnë.

Me shpresë te budallallëku i një pjese, indiferenca e të tjerëve dhe solidariteti i të vetëve

Postuar në 17 Shkurt, 2021 22:21

 

Kryeministri Edi Rama postonte sot këtë foto në Facebook duke bërë këtë koment:

Titulli i “fotolajmit”: Dy pamjet e mandatit të tretë.

Siç mund të jetë vënë re, z. Rama po e thjeshton përherë e më shumë mesazhin e vet, i cili ka politike vetëm faktin se i mvishet një autoriteti publik.

Dilni se erdhi vaksina!(me një mësim nga Baba Çeni)

Postuar në 16 Shkurt, 2021 02:48

 

Mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer. Punë jo gjumë

21 janari, morali i qeverisjes PS-LSI dhe goli i 2013-ës

Postuar në 11 Shkurt, 2021 21:04

Ky më poshtë është një shkrim i z. Rama që mban datën 4 prill 2013. Aty mund të risillni në mendje se kush ishte personi që bëri golin më 2013 duke folur madje edhe për moralin e qeverisjes PS-LSI. 

***

Pjesa më e zymtë e reagimit ndaj ftesës sime për LSI-në është manipulimi mediatik me emocionet e forta të 21 janarit.

Burrë i zgjuar, për gjyqtaren Hoxha bën pretencë. Për Xhaçkën dhe Manastirliun nuk e hap gojën

Postuar në 11 Shkurt, 2021 16:04

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi

tha Rama.

Në SPAK ka një akuzë për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por kryeministri nuk ka reaguar. 

Pages

Subscribe to RSS - edi rama