Timonieri parakalon Bashën, premtimet i shtrin deri në 2029-ën

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të parakalojë kundërshtarin e tij në zgjedhje, Lulzim Basha, duke premtuar gjëra që shtrihen për efekt zbatimi deri në vitin 2029. P.sh ky njoftimi këtu na tregon se do hamë me lugë floriri:
Çështja është se z. Rama po kërkon mandatin e tretë që zgjat deri në vitin 2025, ndaj është disi e tepruar, në mos provokative që të premtosh politika fiskale që aplikohen për dy mandate. Nga ana tjetër nuk është e qartë se pse duhet ky premtim, kur kemi një qeveri që nuk lë rast pa u mburrur me rritjen ekonomike, të punësimit dhe mirëqenies, elementë këto që do të duhet ta nxisnin qeverinë të kërkonte më shumë taksim.
Në garën për të mos lejuar që premtimet e Lulzim Bashës të ngjisin sadopak, Edi Rama po mohon edhe veten duke propaganduar gjëra që burojnë nga një intuitë e vetme që është se shumica janë budallenj.
Add new comment