Drecun
Logjika serbe: Kosova është provinca jonë. I kërkojmë asaj vetë-qeverisje për serbët e atyshëm!!!
Zyrtarët europianë trumbetuan përparim në diskutimet e zhvilluara në Ohër dhe është e qartë se zhvillimi kryesor, thelbësor, është ai se të dyja palët kanë marrë zotime konkrete. Sigurisht që palët nuk firmosën për shkak të politikës së brendshme dhe pasigurisë që jep një draft me aq hollësi, por e vërteta është se në Ohër u konfirmuar se çështja e negociatave për normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shtyhet pa pasoja.
Çiçikovi i Ballkanit
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia.
PostSamiti i Berlinit/Vuçiç autorizon mbrojtjen e Ramës dhe zhvlerësimin e Haradinajt
Presidenti serb Aleksander Vuçiç është hedhur në sulm pas akuzave publike që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri dje rreth presionit politik në bllok për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Ai ka autorizuar kreun e Komitetit Parlamentar për Kosvën, Milovan Drecun që të propagandojë idenë se pas qëndrimeve të Haradinajt nuk qëndron vullneti politik i këtij të fundit, por se ky qëndrim është thjesht pjesë e një loje të koordinuar mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, të dy sipas Drecun nën diktatin dhe drejtimin e Tiranës, pra Edi Ramës.
Drecun: Shqipëria e Madhe, projekt i Perëndimit
Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se formimi i "Shqipërisë së Madhe" është një proces i pakthyeshëm dhe se shteti unik shqiptar do të jetë një realitet i këtij shekulli.