PostSamiti i Berlinit/Vuçiç autorizon mbrojtjen e Ramës dhe zhvlerësimin e Haradinajt
Presidenti serb Aleksander Vuçiç është hedhur në sulm pas akuzave publike që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri dje rreth presionit politik në bllok për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Ai ka autorizuar kreun e Komitetit Parlamentar për Kosvën, Milovan Drecun që të propagandojë idenë se pas qëndrimeve të Haradinajt nuk qëndron vullneti politik i këtij të fundit, por se ky qëndrim është thjesht pjesë e një loje të koordinuar mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, të dy sipas Drecun nën diktatin dhe drejtimin e Tiranës, pra Edi Ramës.
Çdo gjë që është bërë deri më tani, përfshirë formimin e UÇK-së terroriste është bërë për t’i lejuar Shqipërisë që të aneksojë me forcë provincën jugore të Serbisë, Kosovën dhe të realizojë projektin e Shqipërisë së Madhe…
Thaçi dhe Haradinaj kanë absolutisht qëllime identike. Në këtë fazë ato synojnë vendosjen e kushteve të ndryshme, në mënyrë që të ndalet vazhdimi i dialogut dhe të detyrohet Serbia të njohë shtetin e vetëshpallur që një ditë të deklarohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Haradinaj dhe Thaçi janë nën ndikimin e fortë perëndimor, por Tirana po dikton ngjarjet me qëllimin e krijimit të Shqipërisë së Madhe
është shprehur Drecun për Tv Pink, cituar nga agjencia B92.
Ai është anëtar i Partisë Progresite Serbe që drejtohet nga Vuçiç dhe përtej faktit se me këto qëndrime është përpjekur të mbulojë dështimin e eprorit të vet, ai ka dalë me një tezë që synon të relativizojë rolin e Haradinajt. Sigurisht që akuza serbe për Shqipërinë e Madhe ka vlerën e një alibie, por Beogradi e di shumë mirë se me këtë qasje e ndihmon Edi Ramën dhe Thaçin të rifaktorizohen si nacionalistë, duke lënë mënjanë kryeministrin e Kosovës që në fakt ka sukses jo pse po reziston, por sepse ka në dorë një argument të fortë.
Vetëm Milovan Drecun mund të bëjë lidhjen mes taksë dhe Shqipërisë së Madhe, ndërkohë që paralel me të dhe madje në kundërshtim me ato që ai thotë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, e ka cilësuar frikën nga ndryshimi i kufijve si të kotë. Është e qartë se pretendimi serb për rinisjen e dialogut me kushtin e heqjes së taksë nuk qëndron më, përderisa lëvizja e një pale duhe shoqëruar me lëvizjen e tjetrës. Ndaj një gur e dy zogj: shqiptarët me Edi Ramën po krijojnë Shqipërinë e Madhe – pra Edi është lideri i Ballkani – dhe Vuçiç po i përballon me heroizëm këto presione dhe plane. Përralla e zakonshme ballkanike e meshkujve politikanë që rendin nga një ambasadë në tjetrën për të spiunuar njëri – tjetrin apo për t’u ankuar.
Add new comment